Aguilera: Krenare që jam një divë në botën e muzikës
SHBA, 15 qershor - Shitjet e albumit të fundit nuk po shkojnë mirë por Christina Aguilera kërkon ta mbajë moralin lart duke thënë se e ndien veten krenare që është një divë në botën e muzikës.
Si një dive që jam, nuk jam tipi i femrës e cila mund të tregojë se cfarë njerëzit duhet të bëjnë. Unë kam në mendjen time idetë dhe vizionin tim. Nuk mund të them se jam tip i vështirë. Por unë kam ide që më bëjnë një divë të vërtetë dhe për këtë jam krenare, shprehet këngëtarja amerikane.
Në intervistën dhënë për The Sun ajo shton se lindja e djalit Max që sot është 2 vjec, i ka ndryshuar jetën. Nuk jam një flutur sociale që ecën në një dhomë apo merr pjesë në një party me biseda të rëndomta, përfundon Aguilera.