Aguilera kopjon Lady GaGa, del klipi i ri
SHBA, 4 maj - Christina Aguilera inspirohet nga Madonna, Lady GaGa apo Gwen Stefani për klipin më të fundit "Not Myself Tonight".
Këngëtarja është rrethuar nga një grup balerinësh e veshur në menyrë ekstravagante. Gjithsesi kjo tentativë duket se i ka dalë bosh këngëtares bionde, pasi kënga e saj renditet në vendin e 49-të të klasifikimit amerikan.
Edhe në internet fansat janë ndarë në dysh pasi ka nga ata që mendojnë se ajo është më e talentuar se Lady GaGa, por ka edhe nga ana që mendojnë të kundërtën.
Albumi i ri Bionic do dalë në treg në datën 8 qershor. Aguilera ka shitur rreth 30 milionë disqe në mbarë botën duke fituar edhe 5 Grammy.