Aguilera hedh në treg një parfum të ri
Los Angelos, 10 mars - Këngëtarja e famshme Kristina Aguilera do të hedhë në treg një aromë të re të quajtur Secret Potion.
Aguilera së fundi ka realizuar një seri fotografish për parfumin e saj të ri duke marrë edhe djalin e saj, Maks, në xhirime, shkruan revista amerikane Life & Style.
Ai nuk është ndjerë mirë, prandaj ajo ka dashur të kujdeset për të dhe është siguruar që ata të jenë së bashku. Ajo përpiqet të kalojë sa më shumë kohë me djalin gjatë punës, prandaj Maks ka sjellë lodrat e tij dhe ka luajtur ndërsa ajo ka realizuar fotografitë, ka thënë një burim.
Kjo është një prej shumë parfumeve të hedhura në treg nga Aguilera, i fundit prej të cilëve ishte Royal Desire, i lëshuar në shtator të vitit të kaluar.