Aguilera, është rikthyer në format e saj më të mira fizike
Sao Paulo, 3 shkurt - Këngëtarja e famshme amerikane, Cristina Aguilera, është rikthyer në format e saj më të mira fizike.
Ajo dukej shumë mirë gjatë javës së modës në Sao Paulo dhe këtë e dëshmuan edhe fotografitë që u publikuan sot në mediat kryesore rozë.
Këngëtarja shtoi shumë në peshë pas lindjes së fëmijës, por një dietë e posaçme që ajo po ndjek, ka dhënë shenja shumë të mira.
Aguilera u vendos në këtë dietë, pas angazhimit të saj për të marrë pjesë si një balerinë, në një film që do të debutojë së shpejti, i titullar Burlesque.
Ajo është në gjendje të riveshë rrobat e saj të vjetra, gjithmonë nëse përmasat e gjoksit të zmadhuar rishtaz, do tia lejojnë.