26 Dhjetor 2024

Agnesa Vuthaj: S'lidhem me politikan

Prishtinë, 18 qershor - Agnesa Vuthaj bën pjesë në ato personazhe që sado të dalin nëpër gazeta a revista, nuk bëhen kurrë të mërzitshme. Ajo në një intervistë të gjatë për Bluetooth ka thënë se nuk do të lidhej me ndonjë politikan.

E njohur më shumë në Tiranë, gjatë emisionit “Dancing with the Stars”, Agnesa Vuthaj ka thënë në një intervistë për “Bluetooth” se nuk do t’i pëlqente që të lidhej me ndonjë politikan, përderisa ka shtuar se i pëlqen shumë Tirana. “Kam qenë para pak muajsh për punë, por shumë shkurt dhe së shpejti do të vij prapë, por jo vetëm për punë, edhe për qejf”, ka thënë ajo në këtë intervistë.

Bukuroshja është e angazhuar në emisionin “Unë jam Top Model” dhe ishte e angazhuar edhe për Videofestin muzikor, përderisa ka paralajmëruar në këtë intervistë se do të jetë edhe imazh i një kompanie shumë serioze në Kosovë.

Pos kësaj ajo thotë se është e lodhur edhe si producente. “Edhe më ka lodhur, jo përzgjedhja, por puna si producente, e cila kërkon shumë përkushtim dhe kushtet në Kosovë janë akoma të papërshtatshme për të realizuar një program televiziv ashtu siç kërkohet apo pritet”.

Ajo madje thotë se nuk ka xhelozi nga bukuroshet e reja që po i shtohen skenës shqiptare.

“Nuk kam pse të ndjej xhelozi; secila vajzë ka fatin e saj dhe po ashtu secila mund të ketë suksesin e saj. Mua më ka shërbyer shumë kurora dhe titujt e bukurisë dhe ia uroj këtë sukses edhe pasardhëseve të mia. Unë jam munduar gjithmonë që të përkrah vajzat e reja, të cilat meritojnë të jenë pjesë e botës së modës dhe bukurisë në Kosovë, Shqipëri apo edhe në Diasporë. Ndjej krenari që kemi kaq shumë vajza të bukura, të cilat me dinjitet po përfaqësojnë Kosovën e Shqipërinë nëpër evenimente ndërkombëtare”.

Ndërkaq kur ka folur për jetën private, Agnesa ka ripërsëritur se nuk dëshiron të flet shumë për këtë jetë.

“Unë asnjëherë nuk kam preferuar të flas shumë për jetën time private. Kam dashur të krijoj imazhin tim mbi punën time dhe jo statusin tim. Kur ta kompletoj historinë time të dashurisë, do e tregoj në një intervistë speciale. Karriera që kam krijuar ndër vite më ka mbajtur krenare edhe pa pasur një mashkull në krah. Unë vlerësoj shumë personalitetin e një mashkulli, sjelljen, respektin, vendosmërinë, guximin e patjetër edhe dashurinë“, ka thënë ajo.

Mund të ishte ky një politikan?

“Për shumë arsye, jo”, përgjigjet ajo.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)