27 Dhjetor 2024

Afërdita Paqarada lanson linjën e re “Aphrodite” couture

Prishtinë, 15 dhjetor - E diplomuar në degën e dizajnit të Modës  në Londër më 1995, Afërdita Paqarada prezenton  me “Aphrodite-couture” veshje  tejet elegante e shumë komode për gruan bashkëkohore.

Një grua e cila përballet me sfida të vështira të jetës, lufton e triumfon  mbi to, pa hequr dorë nga feminiteti.

“Jeta nuk është e mëndafshtë. Fustanet tona po!” si dhe “Mbijeto. Hijshëm!” janë motot e një defileje që synon të sensibilizojë për diagnostikimin dhe mjekimin në kohë të kancerit tek femrat.

Duke qenë ajo vet  e mbijetuar nga sëmundja, Paqarada sjell fustane të mrekullueshëm dhe mesazhe të forta.

 Mesazhe të cilat mbështeten nga gra të bukura e të fuqishme të jetës publike. Të shtunën do të shihni të sfilojnë  te gjitha  ish misset shqipëtare në një ngjarje si kurrë më parë në Prishtinë.  

Ato jane :        Diellza Kolgeci ,Agnesa Vuthaj, Armina Mevlani, Aurela Hoxha, Amer nis Nokshiqi, Suada Sherifaj, Aurela Hoxha, Njomza Rozhaja, Franceska Korance, Donella Lena

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)