Afërdita Dreshaj ëshë vetëm një mikeshë e Leonardo DiCaprios
Miami, 8 shkurt - Flitet se Leonardo DiCaprio nuk është më në listën e meshkujve 'single', pasi është fotografuar me një bjonde misterioze në Miami...e cila nuk është tjetërkush veçse bukuroshja shqiptare e Kosovës Afërdita Dreshaj.
'Daily Mail' thotë se fanset e Leos mund të qetësohen, pasi Dreshaj, e cila është edhe mbretëresha e bukurisë së Kosovës, finaliste në Miss Universe për vitin 2011 ëshë vetëm një mikeshë e tij dhe asgjë më shumë.
Leo, i cili u nda nga modelja e Victoria's Secrets Erin Heatherton vitin e shkuar, është fotografuar me bukuroshen shqiptare.
Dreshaj, nga ana e saj, tha për 'E! News' se ajo dhe DiCaprio janë vetëm miq. Pasi dështoi në kandidaturat për Oscar, me rolin e Djangos, Leonardo duket se po kalon disa ditë pushimi pranë bregdetit.
Në fotografitë e publikuara së fundmi, Leonardo duket i relaksuar në ballkonin e apartamentit ku po qëndron krah Afërditës, si dhe duke pushuar me miqtë e tij.