28 Dhjetor 2024

Adele ndihet mirë me peshën dhe pamjen e saj të jashtme

Londër, 22 maj - Këngëtarja e madhe Adele është vënë shpesh në qendër të medieve, për shkak të pamjes së saj.

Ajo është komentuar negativisht për shkak të mbipeshës. Pavarësisht këtyre komenteve Adele nuk shqetësohet aspak, pasi ajo ndihet mirë me peshën dhe pamjen e saj të jashtme.

Në një intervistë këngëtarja është shprehur se nuk ka arsye pse ajo të humbasë kilogramë, pasi për të kjo nuk përbën asnjë problem.

 

Ajo tha se mund të nisë ndonjë dietë vetëm nëse pesha e saj do të ndikojë jetën e saj seksuale.

“Kur kam lexuar për herë të parë komente rreth peshës sime mendova se do të prekem, por në fakt nuk kanë ndikuar dhe nuk do të ndikojnë asnjëherë tek unë. Mjafton që unë të ndihem mirë me trupin që kam”, është shprehur Adele.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)