Adele e bindur që banesai është e pushtuar nga fantazmat
Sussex, 5 mars - Adele nuk fle dot në mansionin e saj të ri vetëm sepse është shumë e bindur që banesa në Sussex është e pushtuar nga fantazmat.
Këngëtarja britanike ka punësuar shoferen personale edhe si truprojë dhe tashmë detyra e gruas është të qëndrojë me këngëtaren 24 orë në 24.
Nuk rri dot vetëm në shtëpi, jam e tmerruar. Dëgjoj zhurma që më kallin datën, tha një burim për The Sun duke cituar Adele.
Adele ishte shumë e lumtur që po blinte këtë pronë, por tani nuk po e gëzon tamam. Është e bindur që shtëpia është e pushtuar nga shpirtrat, shton i njëjti burim.