Abramovich, 8 milion dollarë për dasmën e vajzës
Londër, 10 dhjetor - Do të jetë një dasmë përrallore ajo e Anna Abramovich, 18 vjec, vajza e manjatit rus Roman, pronarit të Chelsea-t. Pasaniku do të shpenzojë 8 milionë dollarë për ceremoninë martesore.
Lajmin për përgatitjen e dasmës e jep Life News,një tabloid online rus, që citon si burim një shoqëri të rëndësishme londineze kateringu, e cila është ngarkuar për organizimin e festës për martesën mes 18-vjecares dhe të fejuarit të saj, juristit Nicolai Lazarev.
Ende nuk është vendosur data e ceremonisë që do të zhvillohet në pranverë në Karaibe.
Kjo dasmë do të jetë tepër e shtrenjtë dhe tepër e kontrolluar për të mos lejuar fotografët që të qarkullojnë nga ato anë.
Të ftuarit pritet që të jenë rreth 400, një listë e gjatë VIP që për momentin mbahet e fshehur.