90 ditë burg për Lindsay Lohan
Los Angelos, 7 korrik - Problemet për Lindsay Lohan nuk kanë fund. Aktorja u dënua nga gjykata e Los Angelos-it ditën e martë me 90 ditë burg për shkelje të lirisë me kusht dhe për mungesë në seancat terapeutike anti-alkool.
Gjykatësja e seancës, Marsha Revel urdhëroi gjithashtu që aktorja pas përfundimit të dënimit me 90 ditë burg, të futet në një program rehabilitimi për varësinë ndaj alkoolit për 90 ditë të tjera.
Vendimi i gjykatës u bazua në shkeljen e lirimisë me kusht të vitit 2007, vit në të cilin Lohan u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Ndërkaq vetë aktorja u shpreh se kishte bërë gjithçka i kishte urdhëruar gjykata.
Kam vepruar sipas gjithçkaje që më është urdhëruar të bëj dhë bëra më të mirën e mundshme, tha Lohan.
Aktores amerikane i është ndaluar alkooli prej gjykatës dhe si masë sigurie më 24 maj asaj iu vendos një byzylyk i cili zbulonte shkeljet e bëra. Dhe pikërisht më 7 qershor të dhënat e transmetuara prej byzylykut tregonin një nivel alkooli prej 0.03 përqind në trupin e Lohan.