8 artistë të rinjë bashkëkohorë sot në qytetin e Prishtinës
Prishtinë, 1 prill - “Some Call Us Balkans” mirëpret 8 artistë të rinjë bashkëkohorë në qytetin e Prishtinës, veprat e të cilëve eksplorojnë Ballkanin, mitet dhe konceptet e gabuara për të, përdorimet e hapsirës përtej stereotipeve, vizionimin e ekosistemeve të reja, mënyrat e banimit dhe të të qenurit bashkë mbi një bazë të përbashkët.
“Some Call Us Balkans” formon një hulumtim trandisciplinor, dhe një komunitet që ka qëllim të përshkojë, kontestojë, të hetoj dhe të krijoj nocione të ndryshme për Ballkanin si një territor i prekshëm e i paprekshëm, përtej narrativave, dhe reprezentimeve stereotipike që veçmë ekzistojnë.
Praktika artistike dhe reflektimet qëndrojnë si bazë të bashkëkrijojmë dhe të shkëmbejmë njohuritë duke tejkaluar nëpër hapësira të ndryshme, komunitete, dhe kërkesa sociale mbi vizionin e një praktike të udhëtimit rreth e rrotull Ballkanit, dhe implementimin e hulumtimit të bazuar në pjesëmarrje dhe art.
Si mund t’i sfidojmë nocionet e “Ballkanit” si diçka tjetër nga Europa, dhe të paraqesim këtë reflektim në diskursin e hapsirës publike?
Çfarë flasim për Ballkanin? Dhe përse flasim për të?
A ka forma dhe ekosisteme tjera të të jetuarit? Dhe të prezentimeve të këtij territori?
SCUB mbështetë hulumtimin e bazuar në art, dhe komunitetet e angazhuara në çështjet sociale, që mobilizojnë momente të prodhimit kolektiv të njohjes, hulumtimit, dhe reprezantimit të shumëanshëm të Ballkanit.
Mitet dhe konceptet e gabuara për Ballkanin prodhojnë paragjykime, të cilat formësojnë mënyrat se si flasim, si ndiejmë, dhe si mendojmë për të brenda dhe jashtë këtij regjioni.
Me qëllimin kryesor të sfidojmë nocionet e “Ballkanit” si “Tjetri i Europës”, SCUB mbledh bashkë një partneritet multidisciplinar me artistë, hulumtues, dhe shoqata jo-qeveritare, qendra kulturore, qendra komunitare, dhe një bienale të artit.
Artistët pjesëmarrës:
Mary Marinopoulou (Greqi), Diona Kusari (Kosovë), Sezer Salihi (Maqedoni e Veriut). Jelena Gajinović (Serbia), Ale Riletti (Italy), Lori Lako (Shqipëri), Lea Blau (Bosnje dhe Hercegovinë), Jelena (Jelly) Luise (Gjermani)