28 Dhjetor 2024

6 vepra artistike të Rrezeart Galices ekspozohen në Koren e Jugut

Prishtinë, 8 gusht - Sot, nga Universiteti Nameseoul në Kore të Jugut njoftuan se nga ekspozita e artistit Rrezeart Galica, e titulluar “Përtej homazhit…”, në galerinë Iang në Seul, bordi i seleksionimit të veprave artistike ka vendosur që në koleksionin e përhershëm të Qendrës së Artit të Universitetit Nameseoul, ata do të ndalin dhe ekspozojnë përgjithmonë 6 vepra artistike të cilat titullohen: EBOLA, EU Capital BOMB-ATTACK, EU Integration, FAST FOOD CAN KILL YOU, Gaza Massacre, WE ARE ALL CHARLIE! Autori i këtyre veprave sot ka pranuar certifikatën me të cilën vërtetohet se këto vepra janë të listuara si koleksion i Qendrës së Artit të Universiteti Nameseoul të Koresë së Jugut.

Vlen të theksohet se ky Korea e Jugut është vendi dytë që koleksionon veprat artistike të Rrezeart Galicës pas Polonisë, Muzeut i Posterit në Uilanou në vitin 2014 mes qindra veprash ndali për ekspozim dhe koleksionim të përhershëm veprën “The World is Mine”.

Ndërsa sa i përket ekspozitës personale “Përtej homazhit...”, ajo vazhdon të mbetet e hapur për publikun korean deri në fund të këtij muaji. Ekspozita “Përtej homazhit…” kurohet nga profesori i dizajnit grafik në Universitetin Nameseul të Koresë së Jugut, z. Byoung II Sun.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)