04 Janar 2025

5.2 milionë për “Akademia Kosovare për Lidership”

Mitrovicë, 12 shkurt - Organizata Joqeveritar, “Global Neighbours”, ka kërkuar përkrahje nga Komuna e Mitrovicës për ndërtimin e shkollës private “Akademia Kosovare për Lidership”.

Përfaqësuesit e kësaj organizate të hënën kanë takuar nënkryetarin e komunës, Safet Kamberin, më të cilin kanë biseduar më hollësisht rreth këtij projekti.
 
Drejtori gjeneral për Evropën Juglindorë nga “Globus Neigbours”, Kelly Fas, tha se është shumë e rëndësishme që sa më shpejt të filloj ndërtimi i kësaj shkolle.

Ai theksoi se ky projekt do të kushtoj 5.2 milionë dollarë, ku investitorët mendojnë ta ndërtojnë këtë akademi në qytetin e Mitrovicës, përkatësisht në tokë publike.

“Ky projekt do të jetë i një rëndësi të veçantë. Ne kemi vendos që me investu këtu, për shkak se e kemi parë të nevojshëm që investimi në edukim do të jetë i dobishëm për rritjen e cilësisë së arsimit këtu”, ka thënë ai.
 
Nadine Hennesey, drejtoreshë e kësaj shkolle, theksoi se ligjëratat që do të realizon në këtë shkollë do të behën sipas modelit “steam”, që përfshin ligjërata në shkencë, teknologji, inxhinieri dhe informatikë.

“Ligjërata në këtë shkollë do të jenë sipas modelit amerikane. Është modeli ‘steam’, që përfshin ligjërim nga shkencat, teknologjia, inxhinieria dhe matematike. Ndërsa sa i përket ligjërimit në Lidershpi edhe këtu do të ndiqen rregullat e ligjërimit amerikan”, ka thënë Hennesey.
 
Ndërkaq, Kuvendi Komunal i Mitrovicës kohë më parë për investitorët në fjalë, ka ndarë një hapësirë publike në kohëzgjatje prej 10 vitesh me mundësi vazhdimi, mirëpo kërkesa e tyre është për një afat më të gjatë.

Nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, e ka mirëpritur këtë projekt, duke e vlerësuar si të rëndësishëm. Ai theksoi se në bazë të kapaciteteve që ka komuna, do ta mbështesin këtë projekt.

“Ne si autoritete komunale jemi në dijeni me kërkesat e juaja dhe them se në bazë të mundësive që ka komuna, ne si autoritetet do t’u dalim në mbështetje”, ka thënë Kamberi.

Ndryshe, “Global Neighbors”, e cila do ta themelojë AKL- në Mitrovicë, është organizatë joqeveritare, jofitimprurëse me bazë në SHBA, e përcaktuar për qëllimet e dhënies së ndihmës humanitare dhe arsimore ndërkombëtare.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)