06 Janar 2025

500 studentë në punë praktike në institucionet nacionale të kulturës

Prishtinë, 13 korrik - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” për angazhimin e studentëve në punë praktike, nëpërmjet të cilit siguron punë praktike me pagesë për studentët e pesë fakulteteve: Fakulteti Filozofik, Fakultetit i Filologjisë, Fakulteti i Arteve, Fakulteti i Edukimit, dhe Fakultetit i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës.


Me këtë rast, Ministri Kujtim Shala u shpreh ky bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës është shumë i rëndësishëm, nëpërmjet të cilit konkretizohet vullneti që institucionet e kulturës të bashkëpunojnë drejtpërdrejt me Universitetin e Prishtinës.

Po ashtu, Shala shtoi se përfshirja e studentëve në punën e ministrisë dhe të institucioneve nacionale, është rruga dhe mundësia më e mirë për studentët e këtij universiteti dhe zhvillimin e tyre profesional.


Veç tjerash, ministri Shala u shpreh se viti i parë është menduar që të jetë si vit testimi dhe pastaj do të shihen mundësinë që ky bashkëpunim të zgjerohet dhe po ashtu numri i studentëve të rritet. 


Rektori i Universitetit të Prishtinës Marjan Dema e falënderoi ministrin Shala për këtë bashkëpunim të rëndësishëm, dhe u shpreh se angazhimi i studentëve për punë praktike nëpër institucione të ndryshme është synim i Universitetit të Prishtinës.

Ky memorandum do të hyjë në fuqi me 1 janar 2017, ndërsa praktika do të jetë me pagesë, nga 15 deri në 18 euro në ditë. Sipas memorandumit, një studentë do të ketë të drejtë që brenda javës të punojë dy ditë pune ose praktike, ndërsa periudha e angazhimit në punë praktike zgjat tre muaj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)