29 Dhjetor 2024

49 projekte filmike aplikojnë në QKK në konkursin e vitit 2017

Prishtinë, 4 prill  – Me datën 31 mars është mbyllur aplikimi për projekte filmike, ku kanë aplikuar 49 projekte në kategori të ndryshme.

12 projekte filmike kanë aplikuar në konkursin e filmit të metrazhit të gjatë artistik, 9 projekte në koproduksion minor, 4 projekte në konkursin për film të metrazhit të gjatë artistik - debutant ndërsa 4 projekte në film të metrazhit të gjatë dokumentar. 13 projekte kanë aplikuar në film të metrazhit të shkurtër artistik, 2 projekte kanë aplikuar për film të animuar të shkurtër dhe 5 në zhvillim skenari.  

Gjatë kësaj jave komisioni i formuar nga QKK do të shqyrtoj të gjitha projektet aplikuese për të verifikuar se a i plotësojnë kriteret në bazë të konkursit, ndërsa juria vlerësuese themelohet në fund të muajit prill dhe vendimet finale pritet të merren në fillim të muajit qershor.  

Buxheti i QKK-së i ndarë nga MKRS për këtë vit është 760 mijë euro, mirëpo pritet të rritet me rishikim nga ana e Qeverisë së Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)