22 Dhjetor 2024

3.5 milionë euro akordohen për Qendrën Kulturore në Mitrovicën e Veriut

Prishtinë, 6 nëntor - Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim për veriun e Kosovës akordoi 3.5 milionë euro për ndërtimin e një Qendre Kulturore në Mitrovicën e Veriut.

Me miratimin e këtij projekti, Bordi i Fondit për Zhvillim ka treguar përkushtim të ndjeshëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të jetës dhe iniciativave kulturore në këtë rajon të Kosovës.

Fondi për Zhvillim u krijua në procesin e Dialogut të lehtësuar nga BE-ja dhe financohet nga të ardhura të mbledhura në pikat e kalimit kufitar në Jarinjë dhe Bërnjak në veriun e Kosovës.

Prej vitit 2013, Fondi ka mbledhur mbi 16.2 milionë euro, nga të cilat 14.5 milionë janë ndarë për zhvillimin socio-ekonomik të katër komunave të veriut të Kosovës.

Deri më sot, Bordi Menaxhues i Fondit për Zhvillim ka mbajtur 21 takime dhe ka miratuar 34 projekte.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)