09 Janar 2025

10 filma kosovar do të shfaqen para selektorëve të Berlinales

Zagreb, 19 nëntor - Në Zagreb të Kroacisë sot fillon shfaqja e filmave më të fundit të rajonit përpara selektorëve të Berlinales.

Kjo ngjarje do të zgjas për tri ditë, ku prodhimet më të reja filmike do të shfaqen duke synuar pjesëmarrjen në edicionin e 66-të të Berlin International Film Festival, i cili është një nga festivalet më të mëdha në botë.

Këtë vit bashkë me filmat nga rajoni do të shfaqen edhe 10 filma kosovar. Filmat e metrazhit të gjatë që do të prezentohen në Zagreb janë:  “Home Sweet Home” me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari, “Eho e Heshtur” me skenar dhe regji nga Dren Zherka dhe ‘”Engjujt janë larg” me skenar dhe regji nga Gjergj Xhuvani.

Ndërsa filmat e shkurtër janë: “Fjala” me skenar nga Besian Hysaj dhe regji nga Ujkan Hysaj, “Treni” me skenar nga Selmon Beha dhe Jeton Rushiti dhe regji nga Selmon Beha, “Personazhi I” me skenar dhe regji nga Naim Berisha si dhe “Anestezion” me skenar dhe regji nga Noar Sahiti.

Gjithashtu edhe 3 filma të animuar do të shfaqen këto ditë në Zagreb, bëhet fjalë për filmat: “Alone” nga Jeton Lakna, “Ncuk, Ncuk, Ncuk” nga Visar Arifaj dhe “Përtej” nga Nexhat Krasniqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)