Zoellick: Ari të kthehet si para reference
Washington, 8 nëntor - Presidenti i Bankës Botërore Robert Zoellick ka deklaruar se sistemi i sotëm financiar ndërkombëtar duhet të ndryshojë dhe ta kthejë arin si pikë referimi në tregtinë ndërkombëtare.
Vendosja e arit si pikë referimi sipas tij adreson më mirë rreziqet nga inflacioni, deflacioni dhe problemet që lidhen me vlerën e monedhave të ndryshme.
\"Ndonëse në librat shkollorë ari shihet si para e së shkuarës, tregjet në ditët tona po përdorin sot arin si aset alternativ, shkruan Robert Zoellick.
Zollik, president i Bankës Botërore, në të përditshmen Financial Times thekson se sistemi financiar i njohur si \"Bretton Woods II\", i vënë në zbatim në vitin 1971, duhet të ndryshojë.
Sipas Zoellick kjo do të marrë kohë, por duhet të nisë menjëherë, nëse duam të mënjanojmë të ashtuquajturën luftë të monedhave.