23 Dhjetor 2024

Zgjerohen prodhimi dhe shitja e automjeteve në Kinë

Pekin, 12 dhjetor - Sipas të dhënave statistikore të publikuara të hënën nga Shoqata e Industrisë e Automjeteve e Kinës (CAAM) rezulton se në muajin nëntor si shitja e automjeteve ashtu dhe prodhimi i tyre u zgjeruan në krahasim me muajin e mëparshëm.

Shifrat tregojnë se afro 1.79 milionë automjete u shitën në nëntor, 11.52% më shumë në krahasim me tetorin.

Ndërkohë që u prodhuan afro 1.76 milionë automjete, 10.99% më shumë në krahasim me tetorin.

Në 11 muajt e parë të vitit 2012, shitjet totale u rritën me 4.03 për qind nga viti në vit në 17.48 milionë automjete, bëri të ditur Shoqata.

CAAM parashikon se shitjet dhe prodhimi total për vitin 2012 do arrijnë në mbi 19 milionë automjete, shifër kjo disi më e lartë se ajo e vitit të kaluar.

Gjithashtu nga të dhënat ka rezultuar se për shkak të çështjes së ishujve Diaoyu, gjatë muajit shtator e tetor, makinat japoneze kanë patur shitje të dobët. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)