Zelandë e Re: Shpërthim në minierë
Wellington, 19 nëntor - Autoritetet thanë se deri 30 minatorë janë zhdukur pas shpërthimit në një minierë qymyri në në një zonë të largët malore në Zelandën e Re.
Vetëm dy njerëz që ndodheshin nën tokë në kohën e shpërthimit, kanë arritur të dalin në sipërfaqe.
Ende nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Një reporter i cili mbërriti në minierën Pike River, 50 km në verilindje të Greymouthit në ishullin jugor, tha se në vendngjarje janë djegur edhe pemë.
Ambulancat dhe helikopterët kanë mbërritur në vendngjarje. Pjesëtarët e familjeve të minatorëve të të humburve janë gjithashtu aty.
Ministri i Energjetikës tha se nuk ka informacione lidhur me gjendjen e të humburve ose lidhur me arsyet e shpërthimit. Zyrtarët mohojnë raportet fatale.