Zbulohet një vendburim i madh nafte në Detin e Veriut
Oslo, 8 shtator - Kompania norvegjeze Statoil deklaroi se dy sektorët e naftës, që u zbuluan para pak kohësh në Detin e Veriut, ka shumë mundësi të jenë pjesë përbërëse e një vendburimi që mendohet se do të jetë zbulimi më i madh i vendit për 30 vitet e fundit.
Siç njoftoi Agjencia Bloomberg rezervat e vlerësuara të naftës në këta 2 sektorë arrijnë deri në 1,2 miliardë fuçi.
Norvegjia njihet aktualisht në botë si një nga vendet kryesore naftënxjerrëse në një radhë me Rusinë dhe Arabinë Saudite.