25 Dhjetor 2024

Zbulohet një mini-punëtori e falsifikimit të veshmbathjeve

Prishtinë, 10 prill - Dogana e Kosovës së bashku me Administratën tatimore gjatë dy ditëve të kaluara kanë zhvilluar një aksion me qëllim të zbatimit të urdhëresës së Gjykatës Themelore të Prishtinës që përfshinte bastisje në 4 lokacione dhe kontroll dokumentar në një lokacion.

Tri bastisje janë realizuar në Prishtinë në pika të ndryshme, sepse është dyshuar se ka mallra të falsifikuara. Të gjitha bastisjet janë realizuar me sukses ku edhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e mallrave të falsifikuara.

Kurse gjatë bastisje në regjionin e Podujevës oficerët doganor kanë zbuluar një punëtori për falsifikimin e produkteve të veshmbathjeve. Menjëherë është ndërprerë puna e kësaj punëtorie dhe kanë filluar procedurat ligjore.

Në këtë punëtori janë gjetur materialet e nevojshme të cilat kanë shërbyer për falsifikimin e produkteve. Në mesin e shumë produkteve janë gjetur edhe logo të brendeve të ndryshme si Adidas, Nike, Tom Teilor të falsifikuara dhe të cilat përdoreshim për vendosje në veshmbathje pa etiketa ashtu që të mashtrojnë konsumatorët.

Të gjitha produktet janë konfiskuar dhe pas përfundimit të procedurave hetimore pritet ngritja e kallëzimit penal për veprat e prodhimi ilegal, falsifikimit të markave tregtare dhe mashtrimit të blerësve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)