Zbulohen rezerva të reja nafte në Britani
Londër, 28 mars - Kompania energjetike angleze Hurricane, njoftoi se 97km në perëndim të ishujve Shetland në Detin Verior është zbuluar afërsisht 1 miliardë fuqi rezerva nafte.
Në deklaratën e bërë nga kompania thuhet se punimet për nxjerrjen e naftës janë planifikuar të fillojnë në vitin 2019, ndërsa u tha se në dy puse të sondazhit të hapura 30km larg nga njëra tjetra në thellësi 1 mijë e 156 metra është zbuluar një rezervë e naftës cilësore.
Robert Trice, njëri prej udhëheqësve të lartë të kompanisë ka deklaruar se Besojmë se zbulimi i bërë në fushën e njohur edhe si Greater Lancaster është zbulimi i dytë më i madh i bërë brenda ujërave territoriale të Mbretërisë së Bashkuar deri më tani.