23 Dhjetor 2024

Zbulohen gati 300 milionë fuçi nafte në detin Barenc, në Norvegji

Oslo, 10 janar - Kompania norvegjeze e energjisë Statoil bëri të njohur zbulimin e një sasie të konsiderueshme nafte në detin Barenc, ku mendohet se mund të ketë naftë me sasinë e deri 300 milionë fuçive.

Kompania e bëri njoftimin sot për gjetjen e naftës në zonën Havis, vetëm 7 kilometra larg zonës tjetër naftëmbajtëse, Skrugard.

Të dyja këto zona naftëmbajtëse të Norvegjisë mbulohen nga të njëjtat liçenca prodhimi, që ndahen mes kompanive norvegjeze Statoil, asaj italiane Eni dhe kompanisë shtetërore norvegjeze Petoro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)