25 Dhjetor 2024

Zbulimi i naftës në Getuik të Britanisë nxitë investitorët

Londër, 9 prill - Vlera e një burimi nafte në afërsi të aeroportit Getuik të Londrës është ngritur në 100 miliardë fuçi, edhe pse nxjerrja e arit të zi mund të jetë e kufizuar deri në 5 për qind të totalit.

Njoftimi surprizë u bë nga grupi “UK Oil & Gas Investments”, që megjithatë deklaroi se burimi mendohet se mban 158 milonë fuçi për milje katror.

Stephen Sanderson, drejtues i kompanisë në fjalë, e konsideroi zbulimin si një “burim potencial për mbarë botën”.

“Shpimi më i thellë në 30 vitet e fundit në këtë basen, bashkë me aftësinë për të përdorur koncepte, teknika dhe teknologji të munguara në vitet ’80, ofron të dhëna dhe interpretime të reja që ndryshojnë tërësisht mënyrën e perceptimit të burimeve të naftës në këtë zonë”, deklaroi Sanderson. .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)