25 Dhjetor 2024

xXx Performance, sjell Audinë më të fuqishme me 707 kuaj fuqi

Frankfurt, 1 nëntor - xXx Performance quhet emri i një kompanie që merret me modifikimin e veturave sportive, dhe së fundmi ata kanë sjellë fotografitë e para të Audi R8 me 4.2 litra FSI, në të cilin kanë futur motor më të fuqishëm.

Ata nuk janë të panjohur në botën e automobilizmit kur është fjala për modifikime, pasi ata deri më sot kanë ndryshuar shumë vetura duke filluar nga Ferrari, Lamborghini dhe Viper.

Krijimtaria e tyre e fundit është një Audi me 4.2 litra FSI që në platformën standarde prodhon 420 KF.

Falë inxhinierëve të kësaj kompanie, Audi ka arritur të ngrit kapacitetin motorik në tri nivele atë më të vogël me 590 KF, të mesëm me 640 dhe atë më të lartin me 707 KF.

Kur është fjalë për shpejtësi marramendëse, kjo veturë nga 0-100 km/h arrin për vetëm 3.6 sekonda, nga 0-200 km/h për 10.6 sekonda, kurse shpejtësia maksimale është 313 km/h dhe kjo gjë arrihet vetëm për 15.8 sekonda.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)