Wolkswagen prezanton VW 1 L Car
Frankfurt, 14 nëntor - Me këtë makinë ekonomike, prodhuesi i njohur gjerman i makinave Wolkswagen do të bëjë goditjen e madhe në tregun e makinave.
Brenda dy vjetësh në rrugë do jetë super-ekonomikja dy-vëndëshe. Lajmin e bën të ditur shefi i kompanisë gjermane në një intervistë për mediat gjermane.
VW e prezantoi makinën-speciale në prani të sheikëve në një panair makinash në Katar, muaj më parë. v
Modeli ka një motor me naftë me dy cilindra, me 48 kuaj fuqi dhe me një elektro-motor prej 27 kuajsh fuqi. Deri në 35 kilometra makina ecën vetëm nga furnizimi me energji elektrike.
Në total për 100 kilometra do harxhojë më pak se 2 litra karburant. Çmimet mendohen të fillojnë me një çmim rreth 35 mijë euro.