Wolkswagen ka shënuar rritje të shitjes
Stutgard, 18 shtator - Prodhuesi gjerman i makinave Volkswagen (VW) njoftoi se shitja e makinave të saj në gusht është rritur për 6.3 përqind krahasuar me të njëjtin muaj vitin e kaluar, kryesisht në saj të fitimeve të mëdha në tregjet evropiane dhe kineze.
Përmirësimi i shitjes në Evropë dhe Kinë ka ndihmuar në rezultatin e përgjithshëm në tregun botëror për shkak të rënies së shitjeve në SHBA.
Kompania të premten njoftoi se Volkswagen Group, brende të së cilës janë Audi, Shkoda, Porsche, muajin e kaluar ka shpërndarë 759.400 makina.