Wolksvagen ndërton fabrikë të re në Kinë
Berlin, 16 korrik - Gjiganti automobilistik gjerman Wolksvagen sot njoftoi se do të ndërtojë fabrikë të re në Kinë, e cila në vitin 2013 do të prodhojë 300.000 automjete në vit.
Prodhuesi më i madh evropian i automjeteve thekson se në Kinë ka shitur 950.000 automobila në gjysmën e parë të vitit 45.7 për qind më shumë se gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar.
Fabrika në Jizeng, e cila do të punësojë 4.000 të punësuar, është pjesë e planit të Wolksvagen-it që t'i dyfishojë kapacitetet prodhuese në Kinë në tre milionë automjete deri në vitin 2013.