VW Polo R arrin në pranverë
Shtutgard, 23 tetor - Prodhuesi i njohur i veturave Volkswagen është duke e përgatitur R versionin e modelit Polo, premiera zyrtare e të cilit do të mbahet pranverën e ardhme në sallonin e automobilave në Gjenevë.
Lajmi vjen nga ana e shefit të VW-së për zhvillim, Ulrich Hackenberg-ut, i cili njëherësh konfirmoi që ndikim të madh në këtë model do të ketë koncepti WRC Street.
Polo R do të duhet ta vinte në lëvizje motori 2.0-litra 4-cilindërsh turbo me benzinë me forcën prej 228 KF.
Gjithsesi do të vijnë edhe ndryshime tjera mekanike në krahasim me versionin standard, sikur frenat e pasmë, timoni i përmirësuar, pezullimi i rregullueshëm sportiv dhe të ngjashme.
Të gjithë këto do të duhet të jenë të mjaftueshme për përshpejtim deri në 100 km/h për rreth 6 sekonda dhe arritjen e shpejtësisë maksimale prej rreth 245 km/h.
Hackenberg po ashtu e konfirmoi që Volkswagen filloi me zhvillimin e R versionit të Golf-it të ri të cilin në treg mund ta presim në fund të vitit 2013, përkatësisht në fillim të 2014.
Edhe këtë do ta vë në lëvizje motori i njëjtë, por forca e këtij versioni do të duhet të sillet rreth 300 KF.