24 Dhjetor 2024

Vulin: Trepça është e Serbisë

Beograd, 2 prill - Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili po qendron në Kosovë, ka vizituar “Trepçën” në Zveçan dhe Universitetin e Prishtinës në veri të Mitrovicës.

Duke folur me drejtuesit e Kombinatit Metalurgjik “Trepça” në Zveçan, Vulin i ka siguruar ata se kombinati nuk do t’i nënshtrohet kurrfarë procedure të privatizimit, sepse siç tha ai, “Trepça” është pronë e Serbisë dhe e atyre që e kanë krijuar.

“Në emër të Qeverisë së Republikës së Serbisë dua të them se është qëndrim i krerëve të shtetit se asgjë nuk mund të bëhet, e që është në dëm të njerëzve që jetojnë në Kosovë. Bisedimet nuk janë duke u zhvilluar për atë se dikujt i janë të këndshme, veç për atë që njerëzit në hapësirën e Kosovës të kenë të drejtë të vendosin për jetën e vet, e këtë të drejtë deri me tani askush nuk ua ka ofruar e as nuk ka luftuar për ta”, tha Vulin.

Ai ka përkujtuar se shteti serb i ka hedhur përpjekjet për privatizimin e Kombinatit Metalurgjik “Trepça”, ndërsa është shprehur kategorik në qëndrimin se Serbia dhe Fondi për Zhvillim janë pronarë të “Trepçës”, dhe kështu edhe do të mbetët.

“Privatizimi i ‘Trepçës’, apo cilido privatizim në Kosovë, nuk mund të pranohet nga Republika e Serbisë”, siguroi drejtori i Zyrës për Kosovën, duke besuar se në këtë mënyrë do të veprojë edhe bashkësia ndërkombëtare.

Ai ka përjashtuar mundësinë që “Trepça” të privatizohet, sepse siç ka thënë ai, kombinati është pronë e Republikës së Serbisë.

Ndërkaq, gjatë vizitës në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës, në Mitrovicë, dhe gjatë një bisede me rektorin serb të këtij universiteti, Vulin ka premtuar se nuk do të ketë transferim apo zhvendosje të asnjë fakulteti nga universiteti serb në veri të Mitrovicës në ndonjë universitet tjetër në Serbi.

“Askush nuk do ta bartë asnjë fakultet nga Kosova. Deklaratat e tilla janë tendencioze dhe me qëllime të këqija. Universiteti në Mitrovicë është i një rëndësie të madhe, dhe nuk do të zhvendoset askund. Do të funksionojë edhe mëtutje siç ka funksionuar deri me tani dhe shpresojmë që do të shtohet numri i studentëve, e jo të zvogëlohet”, ka thënë ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)