25 Dhjetor 2024

Vulin: Serbia ka hise në "Trepçë"

Beograd, 23 dhjetor - Kreditorët e kombinatit “Trepça” duhet që deri më 31 dhjetor t’i paraqiten shtetit të Serbisë, në mënyrë që të drejtat e tyre të mbrohen, ka deklaruar Aleksandër Vulin, ministër pa portofol në Qeverinë e Serbisë, të shtunën.

Ai i ka ftuar kreditorët e kombinatit “Trepça” që deri më 31 janar të paraqiten te shteti i Serbisë, ndërsa ka siguruar se “Trepça” nuk mund të privatizohet pa marrëveshje me palën serbe, udhëheqjen, punëtorët dhe kreditorët.

Ai gjithashtu tha se Serbia shumë shpejt do t’i iniciojë bisedimet për pasurinë dhe pronën e vet në Kosovës.

Vulin ka ripërsëritur se Serbia nuk tërhiqet nga qëndrimi i saj se nuk e pranon privatizimin në Kosovë, i cili sipas tij është bërë sipas principit nacional.

“Për ne është i papranueshëm dhe nuk mund të jetë i pranueshëm as për bashkësinë ndërkombëtare, e as për askënd tjetër, sepse askund në botë privatizimi nuk bëhet sipas principit nacional, por pjesë e ndarjes së pasurisë duhet të jetë themeluesi."

"Serbia kërkon që shumë shpejt të fillojnë bisedimet për pasurinë dhe pronat, në mënyrë që të gjitha çështjet të zgjidhen dhe në mënyrë që t’i dëmshpërblejmë serbët e Kosovës për privatizimin që është bërë pa pjesëmarrjen tonë”, ka thënë Vulin.

Sipas ministrit serb, kombinati “Trepça” është potenciali më i rëndësishëm ekonomik, i cili akoma është në fazën e ristrukturimit, për shkak të borxheve që i ka ekonomisë serbe.

“Ajo është diçka që duhet të pranohet dhe kërkojmë nga bashkësia ndërkombëtare që të ketë kujdes për këtë dhe të mos lejojë kurrfarë protezash të njëanshme kur është në pyetje ‘Trepça’, por edhe kur është në pyetje secili segment tjetër ekonomik”, tha Vulin.

Sipas tij, kreditorët mund t’i paraqiten shtetit, Odës Ekonomike, apo Grupit Punues, i cili është formuar për këtë qëllim.

Ai ka këmbëngulur që ajo çka i takon Serbisë t’i mbetet Serbisë. Vulin ka njoftuar se është bërë regjistrimi voluminoz i pasurisë së Kosovës në 7 mijë faqe, e cila shpejt do t’i paraqitet opinionit.

“Ka qenë koha e fundit të dimë se çka posedon Serbia, në të vërtetë ne nuk mund të bëjmë ndonjë marrëveshje për pasurinë dhe pronat, nëse nuk dimë për çka po bisedojmë”, ka nënvizuar ministri pa portofol në qeverinë serbe.

Ndryshe, Ministria e Minierave e Republikës së Serbisë, bazuar në një marrëveshje partneriteti me një kompani amerikane për investime në kombinatin “Trepça” në veri, amerikanët kanë përfituar dhe janë bërë pronar i 49 për qind të pjesës veriore të “Trepçës”, ndërsa Serbia 51 për qind.

Mes tjerash, amerikanët kanë premtuar ndërtimin e një shkritoreje të re në Zveçan, krahas asaj që është tani, pastaj rifunksionalizimin e disa minierave, para së gjithash asaj në Kopaonik, të cilat për shkak të depërtimit të ujit në to nuk kanë qenë funksionale, si dhe pajisjen e minierave të kombinatit “Trepça” me teknologjinë më moderne të eksploatimit të xehes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)