Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesii nga sot do të kën ndërprerje uji
Prishtinë, 15 dhjetor - Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina ka njoftuar për punime teknike, konkretisht vazhdimin e punimeve në rehabilitimin e puseve në fshatin Vragoli.
Si shkak i këtij rehabilitimi duke filluar nga sot ndërprerje uji do të kenë: Vragolia, Sllatina dhe Parku i Biznesit.
Por, ndërprerja e furnizimit me ujë të pijshëm do të jetë për 6 ditë radhazi, duke filluar nga ora 09:30-17:00.
Këto punime do të realizohen në kuadër të përmirësimit të vazhdueshëm të infrastrukturës së rrjetit të ujësjellësit, për konsumatorët e KRU”Prishtina” sh.a.