25 Dhjetor 2024

Votorantim Cimentos hap fabrikë prej 140 milion euro në Turqi

Ankara, 28 gusht - Kompania braziliane Votorantim Cimentos, në rrethin Sivas të Turqisë, hodhi themelin e fabrikës së re të çimentos me një vlerë prej 140 milion eurosh.

Drejtori Gjeneral i kompanisë Votorantim Cimentos, Walter Dissinger, tha se Turqia zë një vend të veçantë ndër investimet afatgjate që do të bëjë kompania e tij. Ai tha se fabrika do të fillojë punën në fillim të vitit 2017.

“Ne jemi të kënaqur nga që sot gjendemi këtu për të hedhur themelet e fabrikës së re dhe falënderoj të gjitha autoritetet turke për lehtësimet që na kanë krijuar për investimet në vend. Grupi Votorantim kemi një besim të plotë tek e ardhmja e Turqisë” tha Drejtori Gjeneral i kompanisë Votorantim Cimentos, Walter Dissinger.

Ky investim gjigand në rrethin Sivas do të sigurojë vend pune për 700 persona.

Kompania që ka hyrë në tregun turk në vitin 2012 me fabrika në Ankara, Yozgat dhe Çorum, sëbashku me fabrikën e re do ta rrisë në 4.9 milion ton kapacitetin e çimenton së Turqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)