Volvo S60, makina më e mirë
Stokholm, 16 gusht - Një kompani sigurimesh në Shtetet e Bashkuara thotë se disa makina gjysmë luksoze apo thuajse luksoze nuk dolën mirë gjatë përplasjeve provë.
Instituti për Sigurinë në Autostrada - në një deklaratë lëshuar dje - thotë se vetëm 3 nga 11 automjetet fituan vlerësime \'mirë\' apo \'pranueshëm\'.
TL Acura dhe Volvo S60 fituan vlerësime \'mirë\', ndërsa G Infiniti u vlerësua \'pranueshëm\'. Instituti i sigurimeve thotë se strukturalisht, Volvo S60 doli si makina më e mirë.
TSX Acura, BMW 3 series, Lincoln MKZ dhe Volksvagen CC fituan vlerësim \'kalueshëm\'. Mercedes-Benz C-Class, Lexus IS 250/350, Audi A4 dhe Lexus ES 350 u treguan të dobëta gjatë përplasjeve provë.
Mercedes-Benz tha se nuk ishte dakord me renditjen. Toyota, e cila zotëron markën Lexus, tha se i pranon rezultatet.
Makinat e provuara u përzgjodhën nga modelet e vitit 2012.