Volvo paralajmëroi modelin XC90
Stokholm, 1 dhjetor - Pikërisht në kohën kur gjenerata e tanishme duhet të festonte ditëlindjen e dhjetë, Volvo e paralajmëroi pamjen e mundshme të modelit XC90 për vitin 2014.
Sikur që skicat e ofruara, të cilat erdhën nga studio e disenjatorëve nga Kalifornia, po ashtu nga ky vend arrijnë edhe informatat të cilat thonë që modeli i ri do të jetë pak më i vogël sesa paraardhësi, kështu që ai mund të vendoset edhe në kategorinë e të ashtuquajturit crossover.
Por, e dhënë më e rëndësishme është se modeli i ardhshëm XC90 do të duhet të jetë modeli parë i cili do të bazohet në platformën SPA (Scalable Platform Architecture).
Bëhet fjalë për platformën modulare në të cilën do të bazohen edhe shumë modele të madhësive të ndryshme, dhe e cila për shkak të zgjidhjeve të ndryshme të konstruksionit dhe materialeve që do të përdoren do tu mundësojë noviteteve të peshojnë rreth 200 kilogramë më pak se versionet e tanishme.