Volvo me model V40 karavan
Stokholm, 1 mars - Me afrimin e panairit të Gjenevës, nxirren edhe detajet për modelet e reja që do të prezantohen atje, ndërsa në këtë kuadër, do të prezantohet edhe modeli karavan i Volvo-s me shenjën adekuate V40.
Shifra 40 zbulon se bëhet fjalë për platformën e segmentit C dhe këtë e vërtetojnë edhe dimensionet e karrocerisë sikurse edhe oferta e motorëve.
Nga ana e jashtme, vërehet një gjuhë e dizajnit sikurse tek modelet e tjera të Volvo-s, ndërsa pjesa e pasme është posaçërisht atraktive, kështu që lirisht mund të thuhet se është sportive.