Volvo fillon prodhimin serik të modelit Estate
Stokholm, 23 mars - Volvo kohë më parë pati prezantuar konceptin e quajtur Estate, ndërsa tani është bërë e ditur se do të fillojë prodhimin serik të këtij modeli i cili do të vjen si karavan.
Sipas revistës Autobild, koncepti i prezantuar paraqet pasardhësin e modelit V70.
Ende shumë pak dihet mbi këtë model, por besohet se do të ketë karroceri të huazuar nga V90, që do ti paraqitet publikut gjatë vitit të ardhshëm.
Besohet se motori do të jetë më i fuqishëm por shumë më i lehtë, çfarë do ti mundësoi këtij modeli të ushtroi shpejtësi më të madhe.
V90 brenda kabinës do të ketë teknologjinë e përdorur në XC90, dhe kamerat ndihmëse për parkim që i ndihmojnë ngasësit të parkohet më lehtë nëpër vende të ngushta.