Volkswageni kërkon të blejë plotësisht MAN
Frankfurt, 9 maj - Koncerni më i madh evropian i automobilëve, Volkswagen, synon të krijojë një gjigant të ri për prodhimin e kamionëve me bashkimin e VW, MAN dhe Scania.
Për këtë arsye koncerni nga Wolfsburgu e ka shtuar pjesën e tij të aksioneve tek MAN mbi 30 për qind dhe u ka bërë tani një ofertë blerjeje aksionerëve të tjerë.
Volkswageni njoftoi se do të ofrojë 95 euro për një aksion të koncernit mynihas. Tek prodhuesi suedez i kamionëve, Scania, janë aksionerë si VW, ashtu edhe MAN.