Volkswagen Up zgjidhet vetura e vitit 2012
New York, 11 prill - Përzgjedhjen e veturës së vitit, e ka realizuar një juri prej 66 gazetarëve të specializuar nga 25 shtete.
Për Volkswagen kjo është hera e tretë që fiton titullin World Car of the Year, pas Golf VI më 2009 dhe Polo më 2010.
Në panairin e veturave në New York, të dielën juria e gazetarëve e ka shpallur modelin Volkswagen Up!, si veturën botërore të vitit, ndërsa finalistë të kësaj gare, ishin edhe BMW Seria 3 dhe Porsche 911.