22 Dhjetor 2024

Volkswagen Tiguan me pamje të re

Berlin, 22 shkurt - Tri vjet dhe tre muaj pas futjes në treg, Volkswagen Tiguan, SUV-i kompakt i bazuar në Golf, është përmirësuar me themel.

Shitja e tij në Gjermani tashmë ka filluar, ndonëse kjo ishte planifikuar të bëhet në fillim të autosallonit në Gjenevë, i cili mbahet nga 3 deri më 13 mars.

Në fakt, tashmë janë shitur pothuajse të gjithë automobilat që gjenden në magazinë, kështu që sallonet shitëse kanë mbetur pa oferta dhe në Wolfsburg u ballafaquan me “brenga të ëmbla”, dhe kështu e ndryshuan planin dhe filluan me dërgimin dhe shitjen e tij.

Nga fundi i vitit 2007 në botë janë shitur madje 572.000 vetura të këtilla. Mekanika është e pandryshuar, pasi që ndryshimet nuk kanë qenë të nevojshme.

Në ofertë gjenden motorët me benzinë 1.4 TSI me 122 dhe 150 KF dhe 2.0 TSI me 170 dhe 200 KF, ndërsa në versionin me naftë gjenden motorët 2.0 TDI me 140 dhe 170 KF. Versionet bazë janë në dispozicion me tërheqjen e përparme, ndërsa të tjerat me tërheqjen e dëshmuar 4x4.

Përkrah ndërruesit manual me gjashtë shpejtësi, mund të përzgjidhet edhe ai automatik me gjashtë nivele. Modeli i ridizajnuar fitoi maskë të re, në stilin e Passat-it të ri, me dioda ndriçuese në drita, ndërsa ndryshime ka edhe në pjesën e brendshme. Më shumë se fjalët flasin fotografitë, të cilat tashmë janë publikuar, dhe nga këto shihet se modeli i ri si brenda ashtu edhe jashtë duke më i pasur dhe më fisnik.

Këto do të jenë impuls për përmirësimin e shitjes. Përveç në Gjermani, ku Tiguan është “bestseller”, me pjesën e tregut prej 21 për qind, ai është shumë i suksesshëm edhe në Rusi, ShBA, Kinë, Brazil dhe Australi.

Në tregun evropianë të modeleve SUV ai e ka pjesën e tregut prej 12 për qind. Më e rëndësishmja është se çmimi i këtij modeli edhe përkundër përmirësimeve të shumta, mbeti i pandryshuar. Veturat e para të këtilla në tregun tonë priten në pranverë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)