Volkswagen prezanton "VW 1 L Car"
Brenda dy vjetësh në rrugë do jetë super-ekonomikja dy-vëndëshe.
Lajmin e bën të ditur shefi i kompanisë gjermane në një intervistë për mediat gjermane.
VW e prezantoi makinën-speciale në prani të sheikëve në një panair makinash në Katar, muaj më parë.
Modeli ka një motor me naftë me dy cilindra, me 48 kuaj fuqi dhe me një elektro-motor prej 27 kuajsh fuqi.
Deri në 35 kilometra makina ecën vetëm nga furnizimi me energji elektrike.
Në total për 100 kilometra do harxhojë më pak se 2 litra karburant. Çmimet mendohen të fillojnë me një çmim rreth 35 mijë euro.