Volkswagen prezanton versionin e ri të Golf Plus
Franfurt, 27 dhjetor - Volkswagen ka prezantuar versionin e ri të Golf Plus me shenjën Life.
Ky ishte një hap i pritur pas prezantimit të gjeneratës së shtatë të Golf-it. Varësisht nga pakoja e pajisjeve të zgjedhura, në disa tregje Golf Plus Life do të jetë më i lirë për 3.400 euro.
Versioni i ri vjen me klimë automatike, ulëset e para me ngrohje, pajisjen \"park pilot\", ekranin multifunksional i ndjeshëm në prekje, timonin multifunksional, sipërfaqe të reja, mbajtëse qendrore për duar, timonin i mbështjellë me lëkurë sikurse edhe dorëza e marshit.
Në pjesën e jashtme vërehen fellnet e reja nga alumini 16 inç, rrjeta të kromuara të ajrit, xhamat prapa të errësuar, dritat e mjegullës dhe dritat LED për ndriçimin e tabelave.
Ky model ofron 7 motorë me benzinë dhe 6 me naftë me forcë nga 80 deri në 122 për benzinë dhe 105 deri në 140 për motorë dizel.