25 Dhjetor 2024

Volkswagen prezanton Polon e ri

Frankfurt, 31 janar - Kompania gjermane Volkswagen ka prezantuar modelin e ri të Polo, i cili pritet t’i prezantohet edhe publikut gjatë muajit mars në panairin e veturave në Gjenevë.

Eksterieri nuk është se ka ndryshuar shumë nga modeli i kaluar, por ajo çfarë vërehet është se mbrojtësi i përparmë dhe grilat në vija horizontale e bëjnë këtë veturë më të veçantë. Forma e dritave ka mbetur e pandryshuar por se tani me avancimin e teknologjisë përdoren ato LED.

Kur flasim për fuqinë motorike, Volkswagen nën kapak ka futur motorin atë me 1.4 litra me tre cilindra që prodhon 74 kuaj fuqi. Ky motor do të shërbejë si zëvendësim të atij me 90 kuaj fuqi me 1.2 litra me katër cilindra dhe 1.6 litra me 89 kuaj fuqi. Kurse ata që janë adhurues të motorëve me benzinë, Volkswagen ofron motorin me 3 cilindra me 1.0 litra turbo që gjeneron 89 kuaj fuqi, ose ndryshe i njohur si Polo TSI BlueMotion.

Varësisht nga kërkesat, Polo i ri mund të porositet me transmision manual dhe automatik me gjashtë dhe shtatë shpejtësi. Por aty do të jenë edhe fellnet 15 dhe 17 inç. Brenda kabinës kjo veturë është e pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë, siç është ekrani i ndjeshëm në prekje me 6.5 inç, si dhe kamera ndihmëse për parkim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)