Volkswagen prezanton modelin e ri Golf R Kabriolet
Frankfurt, 26 gusht - Kompania gjermane e makinave Volkswagen prezanton modelin e ri VW Golf R Kabriolet.
Ky model sportiv përveçse ofron karakteristikat standarde, siç është mbrojtja nga rrotullimi, ai gjithashtu ofron edhe dritat para bi-Xenon, dritat e ditës LED, dritat e pasme LED, fellnet e aluminit 18 inç, ulëse sportive para nga lëkura, klimën automatike, audio-sistemin me CD player, shasi sportive me një dizajn unik.
Mekanizmi i hapjes elektro-hidraulik mundëson hapjen e kulmit për vetëm 9 sekonda dhe atë derisa jeni në lëvizje me 30 km/h.