25 Dhjetor 2024

Volkswagen prezanton konceptin e Golf R me 400 kuaj fuqi

Pekin, 17 prill - Volkswagen në panairin e automobilave në Pekin do të prezantojë konceptin e Golf R 400 i cili nën “haubë” do të ketë motorin me madje 400 kuaj fuqi.

Volkswagen deshi të impresiononte fansat e modelit të vet më të popullarizuar, dhe, ndaj do të konstruktojë Golf R i cili në raport me 300 kuaj fuqi sa ka versioni standard, versioni i ri do të ketë edhe 100 kuaj fuqi më shumë.

Nuk është kumtuar se cili lloj motori do të përdoret në këtë koncept, por dihet se Golf R për lëvizje përdor motorin katër cilindrikë 2.0 litra turbo- benzinë.

Golf R 400 shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arrin për 3,9 sekonda që është një sekondë më pak se sa te modeli serik. Shpejtësia maksimale e tij dot ë jetë 282 km/h, e forcën e motorit e shpërndan në katër rrotat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)