Volkswagen prezanton Golfin e ri GTD
Frankfurt, 27 shkurt - Evropianët që kanë një dobësi për Golfin do të gëzohen të dëgjojnë se Volkswagen ka prezantuar makinën e re Golf GTD, e cila do të shitet vetëm në Evropë.
Golf GTD vjen me motor 2.0 katër cilindër, me naftë dhe që prodhon 184 kuaj fuqi. Golf GTD ka një shpejtësi maksimale prej 230 km në orë, sipas Volkswagen.
Pavarësisht performancës mjaft mbresëlënëse për një makinë të vogël me naftë si kjo, Volkswagen pretendon se Golf GTD harxhon 5 litra naftë për 100 km në autostradë.