Volkswagen pranon akuzat në skandalin e motorëve të trukuar
Frankfurt, 12 mars - Gjiganti gjerman i automjeteve, Volkswagen pranoi sot formalisht fajin dhe pengimin e drejtësisë në SHBA në skandalin e motorëve diezel të trukuar, sipas burimesh gjyqësore.
Prodhuesi i parë botëror konformohet me marrëveshjen e njoftuar në fillim të janarit me departamentin e Drejtësisë, që i dha fund ndjekjeve penale në këmbim të pagimit të një gjobe prej 2,8 miliardë dollarësh.
Gjithësej, Volkswagen ka pranuar ti paguajë 23 miliardë dollarë SHBA-së, kryesisht për të dëmshpërblyer 600 000 klientët dhe kompensuar dëmet e shkaktuara në mjedis nga motorët e tij të trukuar.