Volkswagen Polo R do të paraqitet në vitin 2012
Gjenevë, 10 maj - Gjatë marsit që shkoi në panairin e automjeteve në Gjenevë, VW ka shpalosur modelin e ardhshëm Polo GTI dhe veçohet me një 1.4 litërsh twincharger TSI, që sjell 180 kuaj fuqi dhe 249 Nm moment rrotullues, dhe është i bashkangjitur me një ndërrues me 7 shpejtësi DSG të Grupit VW.
Polo GTI është skalitur që të paraqitet në shitje gjatë verës së këtij viti në Evropë, me çmime që fillojnë prej 20.000 eurosh.